Suche einschränken:
Zur Kasse

LOPESI

LIBRI: Çfarë kërkoi djaloshi arumun 25-vjeçar-Spiro J. Shetuni-në Labëri? Cilat ishin arsyet e transferimit të tij nga Tirana, ku, sapo ishte emëruar si pedagog, pranë ish-Institutit të Lartë të Arteve të Shqipërisë (sot Universiteti i Arteve)? Si u prit ai nga banorët e zonës etnografike të Lopësit? Cila është historia e mbijetesës së tij, brenda një sistemi politiko-shoqëror diktatorial? Duke jetuar e punuar në zonën etnografike të Lopësit, përpara djaloshit arumun, u shfaq menjëherë një objekt i ri studimor: historia, jeta dhe kultura e banorëve të krahinës së Labërisë. Hulumtimi i një objekti të tillë u bë i mundur vetëm pasi djaloshi arumun kreu një radhë detyrash të rëndësishme: . Njohu historinë e pasur të krahinës së Labërisë! . Dëgjoi për kapedanët dhe heronjtë e shquar të kësaj krahine! . Pa me sytë e tij traditat e mrekullueshme të malësorëve lebër! . Mori pjesë në sa e sa dasma labe! . Përjetoi sa e sa ceremoni mortore labe! . Mblodhi mijra këngë tradicionale labe! . Regjistroi në shirit magnetofoni qindra këngë tradicionale labe! . Vuri në notë një numër të madh këngësh tradicionale labe! . Organizoi veprimtari të shumta artistiko-folklorike! Libri Lopësi: Kultura muzikore synon, midis të tjerash, që, brenda qerthullit ekonomiko-shoqëror dhe politiko-kulturor të gjysmës së dytë të shekullit XX, të japë tiparet më kryesore dalluese të muzikës tradicionale të zonës etnografike të Lopësit, e cila bën pjesë në krahinën e Labërisë.

CHF 36.90

Lieferbar

ISBN 9781478767770
Sprache alb
Cover Fester Einband
Verlag Outskirts Press
Jahr 2015

Kundenbewertungen

Dieser Artikel hat noch keine Bewertungen.