Suche einschränken:
Zur Kasse

Muzika Tradicionale Shqiptare

Shetuni, Spiro J.

Muzika Tradicionale Shqiptare

Fryt i një veprimtarie hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, seria gjashtë-librore Muzika tradicionale shqiptare synon që të japë një pamje sa më të gjerë e sa më të thellë të aspekteve më kryesore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të universit muzikor tradicional shqiptar. Përmbajtja e saj është e ndërlikuar, komplekse, shumë-dimensionale, duke shqyrtuar një mori çështjesh, midis të cilave më kryesoret ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: i) çështje të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi, si: thelbi lëndoro-substancial, thelbi strukturoro-formal, thelbi nacional, thelbi estetik universal, etj., ii) çështje të dialekteve kryesore të muzikës tradicionale shqiptare-dialektit muzikor geg, dialektit muzikor tosk, dialektit muzikor lab, dialektit muzikor qytetar--, si: tipare dalluese, mjete shprehëse, stile muzikore, zhanre muzikore, etj., iii) çështje të bashkëveprimit midis muzikës tradicionale shqiptare dhe muzikës së popujve të tjerë, si: muzikës tradicionale të popullit grek, asaj të popullit arumun, muzikës profesioniste të popullit turk, etj., iv) çështje të së ardhmes së muzikës tradicionale shqiptare, etj. Përsa i takon përmbajtjes, çdo libër i serisë mund të qëndrojë, në të njëjtën kohë, si i pavarur, ashtu edhe i varur, nga librat e tjerë. LIBRI: Libri V, Muzika tradicionale shqiptare: Muzika qytetare, bën objekt hulumtimi aspekte themelore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të muzikës tradicionale qytetare. Midis çështjeve që merren në shqyrtim, janë: 1) tipare themelore dalluese, 2) mjete kryesore shprehëse, 3) stile muzikore të spikatura, 4) dukuri të gjysmës së dytë të shekullit XX, 5) bashkëveprimi midis muzikës tradicionale qytetare dhe muzikës profesioniste turke, etj.

CHF 61.00

Lieferbar

ISBN 9781478701323
Sprache alb
Cover Fester Einband
Verlag Outskirts Press
Jahr 2013

Kundenbewertungen

Dieser Artikel hat noch keine Bewertungen.