Suche einschränken:
Zur Kasse

Muzika tradicionale shqiptare: Muzika toske

Shetuni, Spiro J.

Muzika tradicionale shqiptare: Muzika toske

SERIA: Fryt i një veprimtarie hulumtuese më tepër se 20-vjeçare, seria gjashtë-librore Muzika tradicionale shqiptare synon që të japë një pamje sa më të gjerë e sa më të thellë të aspekteve më kryesore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të universit muzikor tradicional shqiptar. Përmbajtja e saj është e ndërlikuar, komplekse, shumë-dimensionale, duke shqyrtuar një mori çështjesh, midis të cilave më kryesoret ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: i) çështje të muzikës tradicionale shqiptare në përgjithësi, si: thelbi lëndoro-substancial, thelbi strukturoro-formal, thelbi nacional, thelbi estetik universal, etj., ii) çështje të dialekteve kryesore të muzikës tradicionale shqiptare-dialektit muzikor geg, dialektit muzikor tosk, dialektit muzikor lab, dialektit muzikor qytetar--, si: tipare dalluese, mjete shprehëse, stile muzikore, zhanre muzikore, etj., iii) çështje të bashkëveprimit midis muzikës tradicionale shqiptare dhe muzikës së popujve të tjerë, si: muzikës tradicionale të popullit grek, asaj të popullit arumun, muzikës profesioniste të popullit turk, etj., iv) çështje të së ardhmes së muzikës tradicionale shqiptare, etj. Përsa i takon përmbajtjes, çdo libër i serisë mund të qëndrojë, në të njëjtën kohë, si i pavarur, ashtu edhe i varur, nga librat e tjerë. LIBRI: Libri III, Muzika tradicionale shqiptare: Muzika toske, bën objekt hulumtimi aspekte themelore, estetiko-sociale e strukturoro-formale, të muzikës tradicionale toske. Midis çështjeve që merren në shqyrtim, janë: 1) tipare themelore dalluese, 2) mjete kryesore shprehëse, 3) nën-dialekte muzikore të spikatura, 4) zhanre muzikore karakteristike, 5) bashkëveprimi midis muzikës tradicionale toske dhe muzikës tradicionale labe e arumune, etj.

CHF 63.00

Lieferbar

ISBN 9781432798031
Sprache rus
Cover Fester Einband
Verlag Outskirts Pr
Jahr 2012

Kundenbewertungen

Dieser Artikel hat noch keine Bewertungen.