Suche einschränken:
Zur Kasse

Një vështrim i shkurtër për valencën dhe rolet tematike të foljes

Beqiraj, Xhafer

Një vështrim i shkurtër për valencën dhe rolet tematike të foljes

Scientific Essay from the year 2014 in the subject Speech Science / Linguistics, , course: The conference "Science Week 2014", MEST, Prishtinë, 2014, language: Albanian, abstract: Në gjuhësinë bashkëkohore, teoria e valencës është njëra nga teoritë themelore shumë e rëndësishme, e cila është përdorur për herë të parë në gjuhësi nga studiuesi frëng Tenieri në veprën Elementet e sintaksës strukturale.

Këtë koncept, Tenieri e huazoi nga fjalori teknik i kimisë, duke u nisur nga formula e ujit H2O që tregon se valenca e atomit të oksigjenit është e dyfishtë krahasuar me valencën e hidrogjenit. Që do të thotë se për të formuar një molekulë uji domosdo duhen dy atome oksigjen dhe një atom hidrogjen (për ndryshe nuk do të kemi përftimin e ujit). Ky koncept i përdorur me kuptim metaforik nga Tenieri gjeti zbatim edhe në gjuhësi. Kështu, për të ndërtuar një fjali gramatikore të saktë, b.f. me foljen ngjaj, është e domosdoshme që të plotësohet valenca e foljes, dmth. kjo folje kërkon dy argumente (sipas Tenierit aktant), të cilëve ajo u shkarkon rolet tematike (teoria theta), p.sh.: Agimi i ngjan babait të vet. Te kjo fjali kemi dy argumente: një argument në funksion të kryefjalës (subjektit) dhe një argument të shprehur me sintagmë emërore në rasën dhanore në funksion të kundrinorit të zhdrejtë. Në të kundërtën, fjalia e mësipërme nuk do të jetë gramatikore, si p.sh.: *Agimi ngjan. Kjo fjali është jogramatikore, sepse mbetet pa u plotësuar valenca e foljes me një sintagmë emërore në funksion të kundrinorit të zhdrejtë. Nga kjo analizë vihet në dukje se folja "ngjaj" është folje dyvalente.

CHF 22.50

Lieferbar

ISBN 9783656989066
Sprache alb
Cover Kartonierter Einband (Kt)
Verlag Grin Verlag
Jahr 20160822

Kundenbewertungen

Dieser Artikel hat noch keine Bewertungen.