Suche einschränken:
Zur Kasse

Popullim im: Arumunet

Shetuni, Spiro J.

Popullim im: Arumunet

SERIA: Seria gjashtë-librore, Populli im: Arumunët, është, në radhë të parë, fryt i vëzhgimeve të kryera midis arumunëve të Shqipërisë, gjatë dhjetëvjeçarëve të tërë me radhë. Ajo synon që të trajtojë objektivisht disa çështje të rëndësishme--etnologjike, historike, etnokulturore, shoqërore--të popullit arumun. LIBRI I--Arumunët: Hyrje--bën parashtrimin e çështjes arumune si një subjekt i rëndësishëm i historiografisë ballkanike, duke shërbyer si qerthull themelor historiko-shoqëror për tërë serinë gjashtë-librore. LIBRI II--Arumunët: Etnologji--bën objekt studimi aspekte të identitetit etnik të arumunëve, si: kombësia, gjuha, besimi fetar, numri i popullsisë, shpërndarja gjeografike, mënyra e jetesës, mjedisi shoqëroro-gjeografik, mjeshtëria, lidhja martesore. LIBRI III--Arumunët: Histori-- bën objekt studimi aspekte të historisë së arumunëve, duke u mbështetur në libra, dokumente dhe materiale arkivore me autoritet shkencor. Po ashtu, ai shqyrton vështirësitë dhe dramat e arumunëve gjatë gjysmës së dytë shekullit XX: shtypjen, persekutimin, burgosjen, pushkatimin e arumunëve të pafajshëm! LIBRI IV--Arumunët: Kulturë--bën objekt studimi kulturën poetike e muzikore të arumunëve, duke kryer një klasifikim të përgjithshëm të saj, sipas vendeve kryesore në të cilat ajo jeton. LIBRI V--Arumunët: Autobiografi--është një dëshmi personale, brenda qerthullit të jetës së popullsisë arumune, e cila synon që t'i japë një përgjigje mëdyshjes së modelit shekspirian: "Të jesh apo të mos jesh arumun?!" LIBRI VI--Arumunët: Përfundim-- trajton çështje të ruajtjes së identitetit etnik të arumunëve dhe të mësimeve që nxjerr historia e tyre, duke shërbyer si përfundim themelor historiko-shoqëror për tërë serinë gjashtë-librore.

CHF 73.00

Lieferbar

ISBN 9781478759379
Sprache alb
Cover Fester Einband
Verlag Outskirts Pr
Jahr 2015

Kundenbewertungen

Dieser Artikel hat noch keine Bewertungen.