Suche einschränken:
Zur Kasse

Jeta Ime

Shetuni, Spiro J

Jeta Ime

LIBRI: Të jesh, apo të mos jesh, arumun?! T'a pranosh hapur, apo t'a fshehësh me kujdes, kombësinë tënde arumune?! Të ndihmosh sadopak për njohjen e kombësisë, trashëgimisë, historisë, gjuhës, besimit fetar, traditave dhe aspekteve të tjerë etniko-kulturorë të popullit arumun, apo të kalosh anash si pa u vënë re?! Të punosh që arumanizmi, si parim i rëndësishëm atdhetar i arumunëve, të forcohet, apo të qëndrosh indiferent?! Kjo është çështja! Libri, Jeta ime: Të jesh, apo të mos jesh, arumun, është një dëshmi personale, brenda qerthullit të jetës së popullsisë arumune, e cila synon që t'i japë një përgjigje mëdyshjes së modelit shekspirian: "Të jesh, apo të mos jesh, arumun?!" Në tërësinë e tij, ai shqyrton sidomos pesë çështje themelore, të cilat ndoshta do të mund të formuloheshin në këtë mënyrë: 1) shtegtimi, 2) shkollimi, 3) persekutimi, 4) emigrimi, 5) urtësimi. Libri del në dritë krahas botimit të një numri librash të tjerë të autorit, të cilët synojnë që të hulumtojnë, gjithashtu, aspekte të historisë, jetës dhe kulturës së popullsisë arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, si: Populli im: Arumunët (Denver, Colorado: Outskirts Press, Inc., 2015), Fshati im: "Andon Poçi, " (Denver, Colorado: Outskirts Press, Inc., 2015), Muzika tradicionale arumune: Hyrje (Denver, Colorado: Outskirts Press, Inc., 2016).

CHF 46.50

Lieferbar

ISBN 9781478782452
Sprache rus
Cover Fester Einband
Verlag Outskirts Press
Jahr 2016

Kundenbewertungen

Dieser Artikel hat noch keine Bewertungen.